Kostumi shqiptar i Bajronit →

Thuajse të gjithë shqiptarët e dinë dhe ndihen krenarë, që romantiku i shquar anglez, Bajron (G. Byron 1788-1824), gjatë udhëtimit të tij përmes vendit tonë dhe Greqisë, u mrekullua edhe nga bukuria e veshjeve shqiptare. Kur u kthye në Angli, ai mori me vete një kostum të plotë, si një nga suveniret më të çmuara që zgjodhi nga gjithë udhëtimet e tij të atyre viteve. Në letërkëmbimet e poetit me miqtë dhe të afërmit, përshkrimi i veshjeve shqiptare si nga më të bukurat në botë, është bërë i njohur në disa botime tonat dhe të huaja. Por deri vonë, në Shqipëri nuk është dhënë ndonjë informacion i saktë se ku përfundoi kostumi shqiptar i Bajronit. Nga mungesa e hulumtimeve, ishte krijuar bindja se mund të ruhej në Muzeun e Kostumeve, apo në ndonjë muze tjetër në Londër.

 

Me dëshirën e hershme për të parë nga afër veshjet shqiptare të Bajronit, u nisa drejt Muzeut të Kostumeve në Bath të Anglisë, me mendimin se mund t\‘i gjeja atje, por drejtori i Qendrës së Studimeve Shqiptare në Londër, studiuesi i njohur, B. Destani, i mirinformuar për gjithçka që ka lidhje me Shqipërinë në Britani, më ndryshoi drejtimin dhe më dha vendndodhjen e saktë.

 

Në “Bowood House” …