Shqipëria Nëpërmjet Artistëve

Shqiperia Nepermjet Artisteve

 

“I vështruar nëpërmjet syrit të artistëve, edhe një vend i vogël si Shqipëria, është i larmishëm dhe i papërsëritshëm. Prej shumë e shumë kohësh, përmes imazheve artistike janë  bërë të përjetshme aspektet më të rëndësishme të jetës dhe historisë shqiptare. Por deri para pak vitesh vetëm një pjesë e vogël e atyre tablove është bërë e njohur apo është riprodhuar në botime të veçanta.

 

Pas një pune shumë vjecare kërkimore dhe studimeve për periudha të veçanta të zhvillimit të historisë së artit kombëtar, arrita të paraqes në një botim të vetëm, enciklopedinë e kujtesës figurative për historinë dhe kulturën shqiptare, në librin Shqipëria nëpërmjet artit.”

Autori