Një enciklopedi me dyzetë vjet punë dhe atdhedashuri

Nëse Tiranës në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë iu shtuan disa statuja dhe shtatore atdhetarësh, këto ditë profesor doktor Ferid Hudhri i ka dhuruar Shqipërisë një monument kulture. Një monument të pakrahësueshëm në hijeshi dhe madhështi me asnjërin prej atyre që u është prerë shiriti deri më tani. Mrekullia e sapondodhur është botimi i enciklopedisë “Shqiptarët në artin botëror”. Në një botim special me ngjyra prej 480 faqesh paraqiten 1250 piktorë, skulptorë dhe grafistë nga bota ku temë e veprave të tyre janë shqiptarët. Nuk është se shquhemi si komb për modesti, por kur të vlerëson dhe të pasqyron në art vetë bota e kulturuar dhe e përparuar sigurisht që ndjehesh edhe më mirë.

 

Nga Agron Sejamini  (more…)

Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e artistëve të huaj

“Shqiptarët në artin botëror” e Prof.Dr. Ferid Hudhrit sjell veprat e 1250 artistëve të huaj për Shqipërinë në një botim me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë…

 

Nga Aleksander Meksi  (more…)

Si e kanë parë shqiptarin në shekuj të huajt

Pothuajse i gjithë fondi ndërkombëtar i artit pamor kushtuar Shqipërisë në dekada, vite, shekuj, është përgatitur dhe është sot për publikun shqiptar, falë studiuesit të njohur Ferid Hudhri. Një punë titanike, që mbart mbi supe gati 40 vjet hulumtime, e cila është finalizuar në fund të këtij kremtimi të madh të 100-vjetorit të Pavarësisë. Me shumë modesti, enciklopedisti i njohur, ka punuar pa bujë dhe me një skrupulozitet, që mund t’i shkonte veç atij…

 

Nga Ben Andoni (more…)

Enciklopedia e kujtesës figurative për shqiptarët

Vështrim mbi librin “Shqipëria nëpërmjet artit” të studiuesit Ferid Hudhri, botuar nga Donika Bardha

 

Nga Dr. Moikom Zeqo  (more…)